Shaip Kamberi i dërgon telegram ngushëllimi familjes Daci: “Ndajmë me ju dhembjen e madhe”

338

Kryetari i Komunës së Bujanocit, njëherit, kryetar i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, i ka dërguar një telegram ngushëllimi, familjes së akademik Nexhat Dacit, për humbjen e djalit të tyre, Arian Daci.

”Qytetarët e Bujanocit dhe unë personalisht, me pikëllim dhe dhembje të thellë morëm lajmin për aksidentin që i mori jeten djalit tuaj, Arianit” – ka shkruar Kamberi në telegramin dërguar familjes Daci.

“Familjes tuaj, të afërmve dhe miqve, në emrin tim dhe në emër te qytetarëve te Bujanocit, bashkëvendasve tuaj, ju shpreh ngushëllimet më të thella për humbjen e djalit . Ndajmë me ju dhembjen e madhe” – thuhet në telegramin ngushëllues.

Në vazhdim ju sjellim të plotë telegramin e kryetarit Shaip Kamberi:

E dashura familja e Arian Dacit.
I nderuari kryetar i Akademisë së Kosovës, Nexhat Daci.

Qytetarët e Bujanocit dhe unë personalisht, me pikëllim dhe dhembje të thellë morëm lajmin për aksidentin që i mori jeten djalit tuaj, Arianit.

E dashura familje Daci,

i nderuari Akademik Nexhat Daci,

familjes tuaj, të afërmve dhe miqve, në emrin tim dhe në emër te qytetarëve te Bujanocit, bashkëvendasve tuaj, ju shpreh ngushëllimet më të thella për humbjen e djalit . Ndajmë me ju dhembjen e madhe.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Arianin.

Arian Daci, djali i akademik Nexhat Dacit, ka humbur sot jetën tragjikisht nga një ortek në Brezovicë. I ndjeri, pas vetës ka lënë gruajën dhe dy fëmijë./Lugina-Lajm/

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *