“Kur merr një ekip që ka arritur të luajë në Kampionatin Evropian, dhe që ka arritur në një nivel të lartë, është shumë e vështirë të mbash atë nivel. Ai është trajner i ri dhe ka dëshirë të madhe për të arritur suksese dhe gjykimi ndaj tij do të bëhet prej fazës kualifikuese të Kampionatit Evropian”.

Ish-kapiteni i Kombëtares ka thurur lavde për përfaqësuesen e Kosovës. Ai ka thënë se Kosova ka kryesuar grupin në Ligën e Kombeve me plotë meritë.

“Është një mundësi e artë për Kosovën që ndoshta nuk i përsëritet për pesë, dhjetë apo pesëmbëdhjetë vitet e ardhshme. Kosova në fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian do ta ketë jashtëzakonisht të vështirë për t’u kualifikuar”.

Cana ka thënë ndër të tjera se Kosova ka arritur aq sa Kombëtarja e Shqipërisë nuk e ka arritur për 80 vite.

“Kosova e ka një mundësi të artë të gjendet në gjysmëfinale të një kompeticioni ku Kombëtarja e Shqipërisë nuk e ka arritur për 80 vite”, deklaroi ndër të tjera Lorik Cana./Telegrafi/