Dobrosin: Shënohet 19-të vjetori i daljes në skenë të UÇPMB-së dhe rënia e vëllezërve Saqipi (VIDEO)

318

Në Dobrosin, sot u shënua 19-të vjetori i daljes në skenë të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, dhe rënia e vllezërve Saqipi.

Në prani të shumë bashkëluftëtarëve, familjeve të dëshmorëve dhe përfaqësuesve institucional, sot në Dobrosin të Bujanocit, u shënua 19 vjetori i paraqitjes në skenë të UÇPMB-së dhe shënimi i rënies së dy vllezërve Isa e Shaip Saqipi, në hyrje të fshatit

Me ketë rast, Bashkësia Lokale e Dobrosinit dhe Komuna e Bujanocit, kanë organizuar një akademi përkujtimore, ku fillimisht vizituan varrezat e dëshmorëve, dhe më pas vazhduan me aktivitete në shënimin e përvjetorit të 19-të të daljes në skenë të UÇPMB-së.

Kryetari, Shaip Kamberi, gjatë fjalimit të tij në 19 vjetorin e UÇPMB-së, theksoi se: “Janë dëshmorët e kombit dhe lufta e UÇPMB-së një kapital, që në muajtë në vijim mund të sjellim një ndryshim në Luginën e Preshevës”.

Më gjerësisht, Lugina-Lajm, ju sjell video nga academia e sotme në Dobrosin.

Vendosja e kurorave lulesh pranë varrezave të dëshmorëve në Dobrosin.

Publicerat av Lugina-Lajm.com Lördag 26 januari 2019

Manifestimi i daljes në skenë të UÇPMB-së në Dobrosin.

Publicerat av Lugina-Lajm.com Lördag 26 januari 2019

Fjalimi i Vebi Hajdarit, ish Komandat i UÇPMB-së në Dobrosin.

Publicerat av Lugina-Lajm.com Lördag 26 januari 2019

Fjalimi i vajzës së dëshmorit të kombit, Samire Sacipi.

Publicerat av Lugina-Lajm.com Lördag 26 januari 2019

 

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *