Komuna e Bujanocit pastron shumicën e rrugëve në Malësinë e Bujanocit, Ramadani: “Nesër nëpërmjet Vranjes, do t’i pastrojmë rrugët në Novo Sellë dhe Suharnë

80

Komuna e Bujanocit, gjatë ditës së sotme ka pastruar shumicën e rrugëve të fshatrave të Malësisë së Bujanocit.

“Pastrimi i rrugëve të sotëm, ka përfshirë fshatrat Muhoc, Zarbincë, Çarr, Priboc dhe Bilinicë. Ndërsa përshkak të pozitës gjeografike dhe terrenit të rëndë, gjatë ditës së nëserme, nëpërmjet rrugëve të Vranjës, do të bëhet pastrami i rrugëve në fshatrat Novo Sellë dhe Suharnë” – deklaroi Enver Ramadani, kryeshef për investime dhe zhvillim pranë Komunës së Bujanocit.

Aktualisht, të gjitha rrugët në territorin e Komunës së Bujanocit, janë të kalueshme me përjashtim të disa rrugëve malore, të cilat nesër do të jenë të pastruara dhe të gatshme për kalimin e automjeteve” – përfundoi Ramadani.

Rrugët e Komunës së Bujanocit, po mirëmbahen dhe pastrohen nga kompania “Saba Bellça”, e cila kompani është e njohur për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë stinës së dimrit./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *