E tmerrshme: Në Preshevë, nga “kacija”në “bager”për pastrimin e rrugëve kryesore nga bora (VIDEO)

333

Një videoinçizim e arritur në redaksinë e Lugina-Lajmit, shihet se si, në Preshevë një eskavator (bager) për hapjen e puseve, ka dal dhe po i pastron rrugët e Preshevës.

Edhepse, pastrimin e rrugëve në Preshevë, përsipër e ka marrë Ndërmarrje publike “Moravica”, kjo ndërmarrje në asnjë segment rrugor nuk po mundet t’a bëjë detyrën e kërkuar.

Gjatë ditës, punëtorët e NP “Moravica”, janë parë duke hedhur kripë dhe rërë me lopata (kacija), ndërsa gjatë natës së sotme, të angazhuarit për pastrimin e rrugëve, po tentojnë që të largojnë borën me eskavator (bager), i cili shërben vetëm për hapjen dhe rrafshimin e tokës, e asesi largimin e borës.

Mirëpo, përkundër vendosjes në mënyrë arbitrare nga pushteti lokal i Preshevës, që mirëmbajtjen e rrugëve të bëjë NP “Moravica”, në rrugët e Komunës së Bujanocit po ndodhin aksisente të një-pas-njëshme, derisa kompania e specializuar për mirëmbajtjen e rrugëve “Saba Bellça”nga Presheva, po injorohet nga pushteti preshevar, pa asnjë arsyeje, derisa kjo kompani me shumë sukses po mirëmban të gjitha rrugët e Komunës së Bujanocit dhe disa Komunave dhe qyteteve në rrethin e Pçinjës./Lugina-Lajm/

 

 

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *