Taksa për naftën në Francë, tërhiqet Macron pas protestave

89

Qeveria franceze do të pezullojë rritjen e taksës së karburantit që ka shkaktuar për disa javë me radhë protesta të dhunshme në Paris.

Sipas BBC, kryeministri Edouard Philippe kërkoi kompromis me protestuesit, si dhe një mbledhje me grupin parlamentar sot në mëngjes.

Protestat kanë goditur qytetet kryesore franceze prej tri javësh duke shkaktuar dëme të mëdha dhe shumë qytetarë e efektivë policie të plagosur.

Në mbledhjen e planifikuar, Franca pritet të anulojë taksën për rritjen e çmimit të karburantit, vendim që pritej të hynte në fuqi prej 1 janarit 2019.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *