Ragmi Mustafa paralajmëron dorëheqjen nga Kuvendi i Bujanocit për të kontribuar në KKSH (VIDEO)

228

Shefi i Grupit të këshilltaëve të PVD-së, Ragmi Mustafa,  në seancën e  djeshme  të Kuvendit Komunal të Bujanocit  ka paralajmëruar dorëheqjen nga posti i këshilltarit të këtij subjekti politik,  pasi është zgjedhur kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar.

“Më duhet të theksoj që ndoshta për një kohë pas një periudhe shumë të gjatë si pjesë e këtij kuvendi fisnik   të mos jem pjesë e tij,  duke dashur që tërë kapacitetin dhe potencialin tim të ia kushtoj Këshillit Kombëtar Shqiptarë” është shprehur Mustafa sot para këshilltarëve të KK-të Bujanocit.

Mustafa po ashtu falënderoi të gjithë kuvendarët pëe bashkëpunimin që kanë pasur me të sa ishte pjese e Kuvendit të Bujanocit.

“Më lejoni që fillimisht t’i falënderoi të gjitha ata që gjatë gjiithë këtij kuvendi kemi pasur bashkëpunim, kooperim, kemi bërë shum, kemi bërë shum çështje në heshtje, të mira sa i përket komunës së Bujanocit. Ky Kuvendi i ka dhënë dinjitet  banorëve të komunës së Bujanocit duke sjellur edhe vendime të drejta” ka thënë mes tjerash Ragmi Mustafa.

Mustafa për dhjetë vite me radhë ishte pjesë e Kuvendit Komunal të Bujanocit nga rradhët e PVD-së./Lugina Press/

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *