Mustafa: “Normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi, do të duhej të kalonte nëpërmjet Luginës së Preshevë”

111

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, gjatë një interviste dhënë gazetarëve të ‘TV Franca’, ka theksuar se, normalizimi i marrdhënieve Kosovë-Serbi, duhet të kalojë përmes trajtimit të Luginës së Preshevës në Bruksel.

Mustafa, ketë paraqitje të qëndrimit rreth çështjes së Luginës së Preshevës dhe dialogut të Brukselit, e ka postuar edhe në facebook, ka ka shkruar: “Këshilli Kombëtar Shqiptar do të veprojë konform “Deklaratës Politike” të 14 korrikut 2018, të aprovuar nga Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptar, theksova në një intervistë dhënë gazetarëve francez (TV Franca). Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi do duhej të kalojë përmes trajtimit edhe të Luginës së Preshevës në Bruksel.”

Ragmi Mustafa, njihet edhe si një ndër politikanët më të zëshëm rreth përfshirjes së Luginës së Preshevës në dialogun e Brukselit./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *