Ka ardhur koha për një president shqiptar në Maqedoni

146

Ish zv.kryeministri dhe ministri i shëndetësisë si dhe kandidat për president në zgjedhjet e vitit 2009, Imer Selmani mendon se është koha që Maqedonia të ketë për president një shqiptar.

“Shqiptarët votojnë thuajse në secilin cikël të zgjedhjeve presidenciale, për fat të keq edhe Ivanovin e kanë votuar shqiptarët si para 5 viteve ashtu edhe para 10 viteve, por jo në numër të madh mirëpo numër të mjaftueshëm që ai të bëhet president. Të mos flasim për Boris Trajkovskin, Cërvenkovskin dhe Kiro Gligorov të cilët poashtu janë votuar nga shqiptarët. Koha është që të mendojmë për një kandidat koncensual shqiptarë që do të votohet nga pala maqedonase por edhe nga etnitetet tjera që jetojnë në Maqedoni”, kështu ka deklaruar mes tjerave Selmani.

Ndryshe, ai ishte ministër i shëndetësisë në periudhën 2006-2008 si kuadër i PDSH-së, në vitin 2008 e lëshon PDSH dhe formon partinë DR e që kandidon në zgjedhjet presidenciale të vitit 2009.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *