Edhe zyrtarisht: Qeveria e Serbisë mbyll terminalin doganor në Preshevë

328

Me shpjegimin se kanë rënë importet dhe eksportet, Qeveria serbe ka mbyllur terminalin doganor në Preshevë, duke e transferuar atë në Vranjë, 40 kilometra nga kufiri, shkruan Jugmedia, transmeton Lugina-Lajm.

Mbyllja e këtij terminali shkaktoi reagime në Luginën e Preshevës, ku ky vendim konsiderohet se ka një sfond politik.

Ministria e Financave e Serbisë, Drejtoria Doganore, njoftoi në një deklaratë për shtyp se terminalet doganore do të mbyllen në Preshevë dhe do të transferohen në qytetin e Vranjës, rreth 40 kilometra nga Presheva. Prandaj do të ketë një rënie në importet dhe eksportet dhe vështirësitë në financimin e këtij institucioni në Preshevë.

Kryeshefi I departamentit për financa në Komunën e Preshevës Besnik Sadiku vlerësoi se mbyllja terminalit doganor është i dëmshëm për qytetarët e Luginës së Preshevës./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *