Demo Berisha kërkon largimin e taksës mbi mallërat serbe: “Kjo taksë rrezikon mbijetësën e të gjithë qytetarëve në Kosovë dhe Metohijë”

325

Amëza shqiptare në Serbi, e themeluar katër vjet më parë në Novi Sad, është shumë e shqetësuar në lidhje me vendimin e Prishtinës për vendosjen e e taksës së pakuptimt mbi produktet serbe, pasi që kjo rrezikon serbët dhe pjesëtarët e nacionaliteteve tjera që jetojnë në Kosovë, shkruan Novosti, përcjell Lugina-Lajm.

“Kur Prishtina humbi betejën për t’u anëtarësuar në Interpol ka vendosur taksë të pakuptimit, të palogjikshme dhe të panatyrshme mbi mallrat nga Serbia. Prandaj, ne, shqiptarët nga Serbia, kërkojmë që urgjentisht të largohet kjo taksë, me që rrezikon mbijetesën e të gjithë qytetarëve në Kosovë dhe Metohijë” – deklaron Demo Berisha, kryetar i Amzës shqiptare në Novi Sad.

Njeriu kryesor i kësaj shoqate, e cila promovon harmoninë, bashkëjetesën dhe miqësinë, thekson se “as serbët e as shqiptarët nuk kanë shumë fëmijë për t’i dërguar në luftë, dhe se është koha për pajtim dhe rivendosjen e paqes.”

“Porosisë bashkëatdhetarët e mi në Kosovë që me serbët, sidomos me ata që jetojnë nëpër enklava, t’i trajtojnë si fqinjë për t’ia mundësuar një jetë normale në shtëpitë e tyre. Ne, shqiptarët në Serbi, jemi të gatshëm për të ndihmuar që të arrijmë pajtimin në mes popullit serb dhe shqiptarë në Kosovë –  ka deklaruar bashkëbiseduesi i “Novosti”, Demo Berisha.

Demo Berisha lëvendon kryetarin e Novi Sadit Millosh Vuçeviq.

Berisha ka vetëm fjalë lavdërimi për kryetarin e Novi Sadit, Millosh Vuçeviq, i cili, siç thotë ai, kontribuon për sigurinë maksimale të shqiptarëve në Vojvodinë.  “Në mandatin e tij u shtrua Sofra e Bajramit në Novi Sad, ndërsa prania e tij në atë rit fetar, shumë do të thotë për ne – deklaroi Berisha./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *