Ambasadori i Shqiprisë në Beograd, Ilir Boçka uron kryetarin e ri të KKSH-së, Ragmi Mustafën: ” I dashur mik, ju dhe ekipi i drejtuar prej jush do ťi jap një frymë të re punës në KNSH”

125

Nëpërmjet një telegram, Ambasadori i Republikës së Shqiprisë në Beograd, z.Ilir Boçka, ka uruar kryetarin e ri të Këshillit Nacional Shqiptar, Ragmi Mustafën.

Në urim e Ambadsadorit oçka thuhet:

I nderuari zoti Kryetar i Këshillit Nacional,

I dashur Ragmi,

Zgjedhja juaj në krye të Këshillit Nacional të Shqiptarëve, pas zgjedhjeve të 4 nëntorit, më japin rastin e gëzuar të Ju uroj suksese në detyrën e re dhe të rëndësishme të këtij organizimi.

Këshilli Nacional i Shqiptarëve, në përputhje me ligjin dhe statusin e vet, ka për mision të luaj rol të dorës së parë e të pazëvendësueshëm në fushat që janë kompetencë e tij: arsim, kulturë, media dhe përdorimin e gjuhës dhe simboleve, duke ndikuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë në çuarjen përpara të drejtave të shqiptarëve që banojnë në ato treva. Problemet e grumbulluara ndër vite pikërisht në këto fusha të veprimtarisë së KNSH-së, e bëjnë akoma më të rëndë ndjenjen e përgjegjësisë kombëtare e qytetare që keni përpara në punën tuaj.

“Më lejoni të shpreh bindjen time, i dashur mik, se ju dhe ekipi i drejtuar prej jush do ťi jap një frymë të re, më energjike e bashkëkohore, punës së nisur nga paraardhësit tuaj për të përballuar sfidat e vjetra dhe të reja. Une personalisht si dhe bashkepunetoret e mi ne Ambasada e Republikes se Shqiperise ne Beograd deshirojme ťju sigurojme per gatishmerine tone te plote ne mbeshtetje te punes tuaj per realizimin e objektivit te veprimtarise se Keshillit nacional te Shqiptareve.” – thuhet në telegramin urues të Ambasadorit Ilir Boçka./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *