Ish Ambasadori holandez Robert Bosch mbështet formimin e Ushtrisë së Kosovës

84

Ish-ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Robert Bosch ka reaguar ndaj deklaratës së Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg se transformimi i FSK-së në ushtri nuk është duke ndodhur në kohën e duhur dhe është në kundërshtim me perspektivën euro-atlatnike.

“Pajtohem plotësisht me mikun tim Serëer, pse nuk duhet të ketë ushtri një vend i pavarur? Nuk është kundër askujt (ushtria) dhe është multi etnike, nëse Beogradi nuk do të bënte presion te serbët që të mos bashkohen me të. Dhe sigurisht jo një njësi e UÇK-së që duhet çarmatosur, turp për ju znj. Brnabic dhe për luftë nxitjen nga ana juaj”, ka shkruar Bosch, përcjell KosovaPress.Kryeministri Ramush Haradinaj dje ka zhvilluar një bisedë telefonike me Stoltenber-un, të cilit i ka konfirmuar se ushtria e Kosovës votohet me 14 dhjetor.

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch  po ashtu ka reaguar edhe  ndaj deklaratës së Bashkimit Evropian, ku i është kërkuar Qeverisë së Kosovës të heq urgjentisht taksën doganore të vendosur sot prej 100 për qind për produktet e Serbisë dhe Bosnjës.

“Kjo ishte e fortë, por ku është reagimi i BE-së ndaj Serbisë për shkëputjen e marrëveshjes 12 pikëshe mbi normalizimin e marrëdhënieve e cila thotë se të dyja vendet nuk duhet të pengojnë njëra-tjetrën në rrugën drejt BE-së, gjë që Serbia e bën gjatë gjithë kohës me Kosovën. Të mos e përmendim deklaratën e egër të Daçiqit për vendet që votuan për Kosovën, veçmas ndaj kancelarit Kurtz. BE nuk harron të flasë për Asociacionin e komunave serbe, por harron t’ia kujtojë Serbisë përgjegjësitë e tyre. Me veprimet e tyre ata po e përbëjnë procesin e ‘normalizimit të marrëdhënie’ objekt tallje”, ka shkruar Bosch në Facebook/Insajderi.com




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *