Serbia i hakmerrët Kosovës: Bllokon rrugët për mallërat europiane

68

Serbia ka marrë vendim që të gjitha mallërat evropiane që kanë destinacion Kosovën dhe anasjelltas të mos lejohen të qarkullojnë rrugëve të saj.

Vendimi ka hyrë në  fuqi në ora 00:00, të mëngjesit të sotëm.

Biznesmen kosovarë i kanë treguar Insajderit, se kamionët me mallra që kanë destinacion Kosovën nuk po lejohen të futen nga Kroacia dhe Hungarian në Serbi.

“Radhë të gjata kamionësh janë krijuar në kufi të këtyre dy shteteve”, ka treguar një tregtar për Insajderin.

Insajderi ka kontaktuar zëdhënësen e qeverisë Donjeta Gashi, e cila ka deklaruar se zyrtarisht nuk kanë ndonjë informatë se mallrat evropaiane që kanë destinacion Kosovën janë bllokuar nga Serbia./Insajderi.com




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *