PVD: Ky akt padyshim dëshmon logjikën diskriminuese të organeve shtetërore por edhe neglizhencën dhe papërgjegjësinë e patolerueshme të pushtetit lokal

253

Jeni dëshmitarë se gjatë ditës së djeshme inspektorët shtetëror me asistencë edhe të pjesëtarëve të policisë kanë mbyllur objektin e Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica”, me ç’rast përveç Shtëpisë së Kulturës, kanë mbetur jashtë funksionit edhe Biblioteka “Mehmet Jusufi, RTV Presheva dhe Zyra për të Rinj.

Me këto veprime të mbrapshta në mënyrën më perfide po tentohet të pengohet një manifestim tradicional me karakter ndërkombëtarë që ka rëndësi të posaçme për komunën tonë.

Arsyetim formal për këtë mbyllje skandaloze të objektit të Shtëpisë së Kulturës është mungesa e Planit për mbrojtjen kundër zjarrit.

Ky akt padyshim dëshmon logjikën diskriminuese të organeve shtetërore por edhe neglizhencën dhe papërgjegjësinë e patolerueshme të pushtetit lokal.

Mbyllja e institucioneve të Kulturës dhe informimit madje qoftë edhe e përkohshme paraqet shkelje drastike të të drejtave elementare të njeriut, që mjerisht edhe në shekullin 21 po e pësojnë Shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Edhe më brengosës është fakti se RTV Presheva, po pëson jo vetëm me këtë veprim të organeve shtetërore, por që është edhe më e palogjikshme po bëhen më tepër se një vit që është bllokuar nga vet kryetari i komunës, me mos financimin nga ana e pushtetit lokal. Kjo mjerisht po e dëshmon filozofinë e mbrapshtë degraduse e shkatërruese të kryetarit të komunës, i cili në këtë pozitë erdhi me premtime megalomane për hapje të vendeve të reja të punës, që po dëshmohet gjithnjë e më tepër se ishin mashtrime elektorale, por për të qenë edhe më e rëndë po i mbyll edhe institucionet me rëndësi të posaçme për Shqiptarët e Preshevës.

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *