Organizata “Be Active 16” perfundon muralin “Lets build together” (FOTO)

103

Organizata joqeveritare “Be Active 16” nga Presheva,sot perfundoj realizimin e muralit “let’s build together” (te ndertojm se bashku).
– Murali i cili eshte krijuar nga artiste e aktviste te Ojq “Be Active” nga Presheva,eshte perkrahur nga Ministria e Kultures se Republikes se Serbise,eshte i punuar tek objekti i Shtepise se Kultures “Abdullah Krashnica” prane ambienteve te Bibliotekes “Mehmet Jusufi” ne Presheve.
Hedon Esati,drejtor i “Be Active” njeherit edhe kordinator i projektit thote se,do te vazhdojn me aktivitete te tilla,sikur thekson se ky eshte murali i dyte qe po realizohet ne qytetin tone :
“Murali “Lets build together” eshte i dyti me radhe,i realizuar ne Presheve,deri sa muaj me pare ne ambientet e Shkolles Filore IbrahimKelmendi kemi realizuar muralin kunder gjuhes se urrejtjes,she shpresoj qe se shpejti te fillojm edhe me realizimin e muraleve tjera” thekson Esati.
Per Enis Abazin,bashke autor i punimit te muralit, ishte kenaqesi dhe vertet ndjenj e mire te punohet ne grup dhe se ftesa per tu bere pjese e projektit kishte ardhur pas bashkpunimeve te me hershme me Hedonin.
“Muralet,jane piktura te varura ne muret e qyteteve,njesoj siq piktuar zbukurojn muret e shtepive tona,prandaj u pergjigja pozitivisht fteses se Hedonit,per tu bere pjese e projektit,sikur edhe per ti bere sa me terheqese hapsirat publike te Presheves,shprehet Enis Abazi,nje nder autoret e muralit.
Murali eshte realizuar ne bashkpunim te Enis Abazit e Valon Arifit nga Presheva,ideuar e skicuar nga Zelko Lonar nga Beogradi. Loncar,eshte nje nder emrar me te njohur te botes se arteve vizuele ne rajon.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *