Mediat serbe thonë se Vuçiq u turpërua në Paris: Thaçi në mesin e liderëve botëror, Vuçiq në qoshe

416

Mediat serbe e kanë quajtur skandaloze radhitjen e mysafirëve në manifestimin qendror, përballë Portës Triumfale në Paris, në shënimin e 100-vjetorit të marrëveshjes që i dha fund Luftës ë Parë Botërore, në një vend ishin krerët shtetërorë të më shumë se 80 shteteve, duke vlerësuar se nikoqiri e ka nënçmuar presidentin serb Aleksandar Vuçiq, kurse kanë favorizuar presidentin Thaçi, i cili ishte ulur në binën kryesore ku ishin liderët kryesorë botëror.

Derisa në mesin e rreshtit të parë të binës ishin ulur mikpritësi, presidenti francez Emmanuel Macron dhe mysafirët kryesorë, presidentët amerikan dhe rus, Donald Trump dhe Vladimir Putin dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, menjëherë pas tyre në rreshtin e dytë, ishte president i Kosovës, Hashim së Thaçi, shkruajnë mediat serbe.

Sado të kenë kaluar kamerat pranë binës së nderit, vështirë do ta kenë regjistruar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Nikoqirët francezë  dy herë e poshtëroi aleatin e tij të dikurshëm serb nga Lufta e Madhe, shkruan “N1”.

“Herën e parë kur lejuan që në Katedralen Notre-Dame të valojë flamuri i Kosovës… dhe sot kur për presidentin e Serbisë nuk rezervoi pozitën që e meriton vendi, i cili pësoi  më së shumti në Luftën e Parë Botërore. Vetëm me përpjekje të madhe dhe duke ngadalësuar pamjet e transferimit u gjet dhe presidenti serb, menjëherë pas qiftit  mbretëror të principatës së vogël të Monakos”, shkruan mediumi serb, përcjell Telegrafi.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se ai nuk e di se si është përcaktuar radhitja e uljes në binën për  të shënuar 100-vjetorin e Armëpushimit mes Francës dhe Gjermansië, që shënon edhe fundin e Luftës së Dytë Botërore, duke thënë se “nuk kishte vend të krijohej një skandal”.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në ceremoninë qendrore në Paris ishte ulur në rreshtin e dytë, menjëherë pas Donald Trumpit, Angela Merkelit dhe Vladimir Putinit.

“Thaçi ka pasur një pozicion më të mirë se të gjithë ne. Pozicionin e presidentes kroate, Kolinda Grabar Kitareviq dikush mund ta shpjegojë në radhitje alfabetike. Unë nuk e kam kutuar… Nuk do të shprehja dyshimet e mia… Nëse më pyesni a është kjo një ekuilibër i forcave, nuk është. Macron do vijë në Serbi, nuk ka gjasa për të shkuar në Prishtinë, Putin gjithashtu. Pse dikush ka vepruar kështu, që nuk kishte të bënte me rendin alfabetik. Të krijoja skandal, do të dakordoheni edhe ju, nuk kishte vend”, ka thënë Vuçiq për “Pink”. /Telegrafi/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *