LPD me komunikatë: “Jo trafikimit me mandate, Shpend kthe mandatin”

439

Nëpërmjet një komunikate për opinion, Lëvizja e Progresit Demokratik në Bujanoc, ka reaguar ndaj ikjes së këshilltarit Shpend Xhelili nga rradhët e LPD-së, në ate të APN-së.

“Transferimi-kontrabandimi i Shpendit në këtë kohë, duke pasur parasysh se jemi duke kaluar një situatë të vështirë politike dhe ekonomike në Bujanoc e përgjithësi në Luginë, kur dihet se para nesh ekzistojnë procese shumë të rëndësishme që lidhen direkt me jetën e qytetarëve tanë, në asnjë mënyrë nuk i lejohet askujt i cili ka ndërgjegje të pastër të mendoj për trafikim mandatesh të këshilltarit.
Çdo kush duhet pasur parasysh se manipulimi me votën e qytetarit, është manipulim me ndjenjat dhe vullnetin njerëzor” – thuhet në komunikatën e publikuar në faqen zyrtare të LPD-së.

Gjithashtu nëpërmjet komunikatës; LPD, kërkon nga Shpend Xhelili, që t’a kthejë mandatin e këshilltarit të Kuvendit komunal të Bujanocit, me që, mandatin i takon votuesve të Lëvizjes së Progresit Demokratik.

Në vazhdim ju sjellim komunikatën e plotë:

Të nderuar qytetarë, simpatizantë të LPD-së.
Mbrëmë Alternativa për Ndryshim në Bujanoc për opinion lëshoi njoftimin se APN-së, iu bashkangjit Shpend Xhelili, këshilltar në Kuvendin Komunal të Bujanocit, i radhitur nga radhët e LPD-së, pra i mandatuar nga votuesit e LPD-së.
Transferimi-kontrabandimi i Shpendit në këtë kohë, duke pasur parasysh se jemi duke kaluar një situatë të vështirë politike dhe ekonomike në Bujanoc e përgjithësi në Luginë, kur dihet se para nesh ekzistojnë procese shumë të rëndësishme që lidhen direkt me jetën e qytetarëve tanë, në asnjë mënyrë nuk i lejohet askujt i cili ka ndërgjegje të pastër të mendoj për trafikim mandatesh të këshilltarit.
Çdo kush duhet pasur parasysh se manipulimi me votën e qytetarit, është manipulim me ndjenjat dhe vullnetin njerëzor.
Sistemi i demokracisë si koncepti më i përqafuar nga shumë shoqëri, në praktikë është keqkuptuar dhe keqpërdorur nga akterët që në emër të këtij sistemi, realizojnë qëllime dhe interesa të caktuara.

Për këtë vendim, këshilltari në fjalë nuk e ka njoftuar paraprakisht subjektin tonë, pra nuk i ka paraqitur arsyet e ikjes së tij.
Sinjalet e ikjes i ka shfaqur manjeherë pas vdekjes së kryetarit Jonuz Musliu, duke u takuar me subjektet politike të Bujanocit, vetëm për interesa personale, për këtë kemi dhe fakte.
Përmes kësaj komunikate ftojmë Shpend Xheliln që të dorëzoj mandatin e këshilltarit, sepse ai mandat është i LPD-së, i votuesve të saj.
Mandati i përfaqësuesit është i shenjtë e jo mjet përfitimi.

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *