KRZ shpall rezultatet përfundimtare për zgjedhjet e KKSH-së: PVD-6 mandate, APN-4 mandate, PDSH-2 mandate, PD-2 mandate, LR-1 mandat (Dokument)

143

Komisioni Zgjedhor i Republikës (RIK) gjatë natës së mbrëmshme paraqiti rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve kombëtare të  pakicave kombëtare që u mbajtën më 4 nëntor.

Sa i përket rezultateve të zgjedhjeve për anëtarët e Këshillit Kombëtar Shqiptar lista “Partia për Veprim Demokratik – Shaip Kamberi”, doli më e votuara, dhe gjithsejt grumbulloi 4.719 vota apo të përkthyera në 6 mandate.

“Alterantiva për Ndryshime – Shqiprim Arifi” morri 3.723 vota, apo katër anëtarë të këshillit, ndërsa “Partia Demokratike – Dr.sc. Nagip Arifi” grumbulloi 2.358 vota, dhe siguroi dy mandate.

Partia Demokratike Shqiptare e Ragmi Mustafës, siguroi vetëm 1.725 vota, të cilat do të mundësojnë dy ulëse në Kuvendin e KKSH-së, ndërsa “Lëvizja për Reforma” e Sami Salihut fitoi një vend në Këshill, me 1.223 vota.

Lista “Forumi Shqiptar për Zhvillimin Ekonomik të Serbisë”, i cili u drejtua nga Muharem Salihu, morri vetëm 385 vota, të cilat janë të pamjaftueshme për pjesëmarrje në punën e KKSH-së./Lugina-Lajm/

 

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *