Kryetari Shaip Kamberi, shpall fitoren për zgjedhjet e KKSH-së: Sipas rezultateve preliminare, PVD ka fituar 6 mandate

311

Nëpërmjet një statusi në facebook, kryetari i Bujanocit, ka shpall fitoren për zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar të zhvilluara të dielën e kaluar.

Kamberi, ka shkruar:

PVD fituese e zgjedhjeve për Këshillin Nacional me 6 mandate.

Sipas Rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni zgjedhor republikan, fitues i zgjedhjeve për Këshillin Nacional Shqiptar, u shpall lista zgjedhore PVD-Shaip Kamberi me 32.69 për qind të votave dhe ka fituar 6 mandate.

Lista e dytë është e APN me 26.73 dhe 4 mandate, lista e tretë është e PD me 15,63 për qind dhe 2 mandate, e katërta është lista e PDSH me 12.35 për qind dhe 2 mandate dhe lista e fundit është e LR PDSH me 8.83 për qind dhe 1 mandat.

Lista me numër 6 e Muharrem Salihut ka marrë vetëm 2.78 dhe asnjë mandat.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *