Gjakovë: Përleshje me armë ndërmejt policisë dhe hajanve

112

Policia e Kosovës është përshirë në një përleshje të armatosur me disa persona të dyshuar për vjedhje në rajonin e Gjakovës.

Kallxo.com ka marrë vesh se të shtënat kanë ndodhur gjatë ndjekjes së një grupi të dyshuar për vjedhje.

Informacionet e deritanishme tregojnë se nga armët nuk ka të lënduar ndërsa disa pjesëtarë të policisë kanë marrë lëndime pasi makina e tyre është aksidentuar gjatë këtij incidenti.

Informacionet e para flasin që të paktën një person është arrestuar gjatë këtij incidenti.

Insajderi ka provuar të kontaktojë me policinë e Gjakovës lidhur me këtë rast, por kontakti nuk ka qenë i mundur.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *