Deputeti Fatmir Hasani edhe në parlamentin republikan kundërshton emërimin e gjykateses serbe në Bujanoc (VIDEO)

268

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin Republikan, fatmir Hasani, gjatë seancës së fundit plenare, ka ngritur çështjen e përzgjedhjes së gjykatesës serbe nga Vranja në Gjykatën Themelore në Bujanoc.

Aq më tepër, deputeti Hasani, ka paraqitur kundërshtinë e tij rreth kësaj perzgjedhjeje, duke potencuar se: “Pavarësisht se në Bujanoc, jetojnë mbi 60% shqiptarë, Këshilli i lartë i Gjyqësisë serbe, ka propozuar që për gjykatës në Gjykatën Themelore të Bujanocit, të emërohet gjykatësja serbe nga Vranja, përkundër që në konkurs, janë paraqitur edhe katër juristë shqiptarë që gjithashtu plotësojnë kushtet e parapara me ligj”.

Deputeti Hasani, ka paraqitur edhe një faktografi, të punonjësve shqiptarë në Gjykatën Themelore të Bujanocit, ku ka theksuar se në ketë gjykatë, punojnë vetëm tre gjykatës shqiptarë.

Ai ka potencuar se me rekomandimin e Këshillit të Europës, numri i shqiptarëve të punësuar nëpër institucionet shtetërore, duhet të rritet.

Në vazhdim, ju sjellim fjalimin e plotë në Parlamentin republikan, të deputit të PVD-së, Fatmir Hasani:

Kundërshtimi dhe reagimi ynë reth propozimit të kandidatit të përkatësisë serbe për Gjykatës në Gjykatën themelore të Bujanocit. Ky është diskriminimi i radhës nga ana e Këshillit të lartë te Gjyqësisë.

Publicerat av Fatmir Hasani Onsdag 7 november 2018




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *