Arton Zekaj: Nëse nuk më fton reprezentacioni i Serbisë, mund të luaj për Kosovën (FOTO)

246

Arton Zekaj (18), kapiten i deritanishëm i grupëmoshave të reja të reprezentacionit të Serbisë në futboll, në të ardhmen mund të luaj për kombëtaren e Kosovës!

Një nga lojtarët e rinj më të talentuar në Evropë i lindur në vitin 2000, veç  disa herë nuk  gjendet  në listat e ekipeve  ekipeve të reja të Serbisë.

Kjo tingëllon gati e pabesueshme që futbollisti i ekipit të Lill-it, i cili ndodhet në vendin e dytë  në superligën e Francës, nuk ka vend në mesin e të rinjëve të Serbisë.

E përditshmja serbe “Kurir”, ka zhvilluar një intevistë me futbollistin  Arton Zekaj, me prejardhje nga Kosova, që çuditërisht u la jashtë formacionit të të rinjëve serbë, tashmë nuk e përjashton mundësinë që të luaj edhe për përfaqësuesen e Kosovës.

Ish-kreu i ekipit të të rinjve të Serbisë, Ilija Stolica, nuk e përfshiu Arton Zekai në listat e tij. Është plotësisht e paqartë se deri atëherë një nga lojtarët më të mirë të vitit 2000 “brenda natës” është kapërcyer. Ndërkohë, Zekaj u zhvendos në Lille, në një nga klubet më të mira të futbollit në Francë, ku si 18 vjeçar vlerësohet si lojtar tejet cilësor.

Kurir: Është pak e çuditshme që papritmas nuk llogarisin në ju, ndërsa lojtari Lila, ekipi i dytë i vendosur nga kampioni i botës vendit. A do të pajtoheni?

Arton Zekaj: Nuk e di se çfarë ndodhi këtu. Më ftoi trajneri Ilija Stolica dhe më tha se dëshironë që t’i provoj disa lojtarë të tjerë për një grumbullim të përfaqësues, por përsëri do të llogaris në mua. Megjithatë, mua përsëri nuk më ftuan, për veprimet e ardhshme. Nëse ka kombinime të tjera të përzgjedhësit, apo disa njerëzve të tjerë aty në reprezentacion, unë nuk e dij këtë, por nuk u ftova më.

Kurir: Nuk është sekret që juve ju është bërë thirrje për dy vjet që të luani për kombëtaren e Kosovës?

Arton Zekaj: Kam një telefonatë nga Kosova, më kanë kërkuar të luaj për ta. Do të luaj për ata që më duan më shumë. Unë dua të vazhdoj aty ku kam lënë punën me reprezentacionin e të rinjve, por në qoftëse nuk më dëshirojnë më, atëherë, unë snuk kam çka të bëjë më tepër.

Kurir: Nëse keni oferta nga Serbia dhe Kosova në të njejëtn kohë – cila do të ishe  zgjedhja juaj?

Arton Zekaj:  Unë do të luaja për Serbinë, unë kam lindur, rritur, dhe kam kaluar nëpër të gjitha zgjedhjet përfaqësuese …

Kurir: Nuk e përjashtoni as Kosovën?

Arton Zekaj: Prindërit e mi kanë lindur atje. Por, nëse vendi ku kam lindur, Serbia, nuk më dëshiron më, atëherë unë do të mendoj që të luaj për ekipin që më dëshiron mua – deklaroi futbollisti i ri me prejardhje nga Kosova, e që po shpreson të rikthehet në reprezentacionin e Serbisë.

Arton Zekaj, ishte futbollist i ekipit tw Sopotit, ndërsa veç disa muaj luan për ekipin e Lill-it të kampionatit françez./Lugina-Lajm/

 

 

 

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *