Zaev: Votimi i sotëm e shkroi historinë e re të Maqedonisë

1385

“Veçanërisht dua t’i falënderoj deputetë e VMRO-DPMNE-së të cilët u vendosën mbi interesin partiak dhe personal, dhe kaluan në anën e interesit shtetëror, dhe votuan “për” ndryshimet kushtetuese”, kështu u deklarua ndër të tjerash kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në konferencën për media që u mbajt në Kuvend, pas seancës plenare në të cilën u miratua leximi i parë i ndryshimeve kushtetutese që parashihen me Marrëveshjen e Prespës.

Kryeministri tha se votimi i sotëm e shkroi historinë e re të Maqedonisë, dhe deputetë janë heronjtë e saj. Ai premtoi se mbetet në fjalën e tij, se do t’i mbrojë deputetët dhe familjet e tyre.

“Me këtë vendim, ju sot bëheni heronj. Sot kemi shkruar historinë, dhe ju u bëtë aktorë të saj. Unë mbetem në fjalën time, se do të ju siguroj juve dhe familjet e juaja, të dashur deputetë. Bashkërisht do t’i përpilojmë amendamentet, dhe bashkërisht do t’i fusim në Kushtetutë”, tha Zaev.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *