Vuçiq: Të gjithë shqiptarët janë nervozë

185

Presidenti serb Aleksander Vuçiq tha se ruajtja e paqes, stabilitetit dhe sigurisë për qytetarët serb në Kosovë do të jetë më e vështirë, “sepse është edhe më se e qartë se nuk do të ketë zgjidhje kompromisi, për shkak të atmosferës në Serbinë qendrore, në Kosovë, si dhe faktorëve të jashtëm që nuk dëshirojnë një marrëveshje”, transmeton “Zëri.info”.

Sipas medias serbe b92, ai po ashtu tha se është e rëndësishme që të normalizohen marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit dhe shtoi se të gjithë shqiptarët janë “nervozë”.

“Ne duhet të jemi një shoqëri demokratike dhe duhet ta rregullojmë problemin me Kosovën, por që të jetë e qartë, njerëzit duhet ta dinë se ekonomia jonë mund të ecë përpara vetëm nëse kemi paqe dhe stabilitet, por duke besuar se përveç vrasjes së Ivanoviçit, në vitet e fundit nuk kemi pasur ngjarje të tilla të rënda në Kosovë. Këto biseda janë të vështira, njerëzit duhet të kuptojnë se shqiptarët janë të gjithë nervozë, veçanërisht nëse nuk hyjnë në INTERPOL dhe nëse ata hyjnë dhe nuk do të duan kompromise”,  tha ai. /Zeri




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *