Vazhdojnë kritikat e Scholesit ndaj Unitedit: Me Lukakun kurrë nuk do ta fitojë titullin

652

Manchester Unitedi ndoshta asnjëherë nuk do ta fitojë titullin e Ligës Premier me Romelu Lukakun si sulmues kryesor – kështu ka thënë ish-mesfushori i Djajve të Kuq, Paul Scholes.

Sulmuesi belg iu bashkua klubit nga Old Trafford në vitin 2017 për 75 milionë funte (85 milionë euro) dhe që atëherë ka shënuar 31 gola në 62 paraqitje.

Këtë sezon, në tetë ndeshje të zhvilluara, ai i ka shënuar katër gola, mirëpo Scholes nuk është i bindur për cilësitë e ish-sulmuesit të Chelsea dhe Everton.

“Nuk besoj që mund ta fitosh titullin me një golashënues si ai. Nuk mendoj se loja e tij jashtë zonës është e mirë sa duhet”.

“Nuk jam i sigurt nëse ai angazhohet sa duhet, por është akoma një i ri që ka luajtur mirë dhe ka shënuar shumë gola”.

“Është i shpejtë dhe i fortë, por Lukaku është njëri prej shumë lojtarëve të Unitedit që duket se nuk ka shumë vetëbesim”.

“Mendoj se ai nuk arrin ta kuptojë se sa i mirë mund të bëhet, por ka nevojë për ndihmë, sepse kush tjetër mund të luajë si qendërsulmues te Unitedi tash?”, janë fjalët e Scholes për ESPN. /Telegrafi/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *