Raincë-Preshevë: Vdes nxënësi 6 vjeçar gjatë orarit mësimor!

4113

Një nxënës i klasës së parë është gjetur i vdekur në shkollën fillore “Zenel Hajdini” në fshatin Raincë të Komunës së Preshevës.

Nxënësi F.J., ka vdekur gjatë orarit mësimor, në rrethana ende të panjohura.

Por, sipas drejtorit të shkollës, Shkuri Ymerit, nxënësi 6 vjeçar ka vdekur si pasojë e atakut kardiak në zemër.

Trupi i tij i shtrirë është vërejtur nga nxënësit e tjerë, ndërsa ndihma e shpejtë në vendëngjarje, e ka konstatuar vdekjen e nxënësit F.J./Lugina-Lajm/

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *