Nënshkruhet kontrata për asfaltimin e rrugës Nesalcë-Letovicë

145

Sot u nënshkrua kontrata e vlefshme për asfaltimin e rrugës Nesalcë-Letovicë, ndërmjet Komunës së Bujanocit dhe kompanisë “Saba Bellça”.

Lajmin mbi nënshkrimin e kontratës për ketë rrugë lokale të një karakteri të veçantë, e ka bërë publike vet Komuna e Bujanocit, nëpërmjet faqes zyrtare, ku ka shkruar:

Nënshkruhet kontrata për asfaltimin e rrugës Nesalcë – Letovicë.

Pas zgjerimit të rrugës në gjatësi prej 2.600 metrave, tani do të bëhet asfaltimi i tërësishëm i kësaj rruge.

Me zgjerimin dhe asfaltimin e kësaj rruge në tërësi, do të krijohen lehtësira të shumta për qarkullim sa më të lehtë.

Rruga Nesalcë – Letovicë lidhë edhe komunën e Bujanocit me komunën e Preshevës.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *