KKSH dhe deputeti popullor reagojnë ndaj përzgjedhjes së gjykateses nga Vranja: “Edhe katër shqiptar nga Bujanoci, i plotësojnë kushtet”

315

Këshilli Kombëtar Shqiptar së bashku me deputetin Fatmir Hasani kanë reaguar lidhur me procesin e moszgjedhjes së kandidatëve shqiptar për gjykatës në Gjykatën Themelore në Bujanoc.

Në konkursin e publikuar nga Këshillit i Lartë Gjyqësor për një vend gjykatësi për Gjykatën e Bujanocit, kishin aplikuar edhe katër kandidat shqiptar, të cilët kishin plotësuar të gjitha kushtet formale për t’u përzgjedhur si gjykatës, mirëpo, Këshilli i Lartë Gjyqësor duke ushtruar funksionin e tij si “organ i pavaur dhe i paanshëm” i ka propozuar për zgjedhje Parlamentit republikan një kandidate nga Vranja.

Konsiderojmë që nuk është respektuar legjislacioni në fuqi, pasi gjatë procesit të propozimit ka qenë i obliguar të ket kujdes për përbërjen etnike shqiptare të komunës së Bujanocit dhe Preshevës, pasi që gjykata është kompetente për të dy komunat.

Për më tepër Gjykata Themelore e Bujanocit prej 12 gjykatësve sa numëron, vetëm tre prej tyre janë shqiptar, prandaj Këshilli i Lartë Gjyqësor me këtë veprim ka injoruar edhe parimet kushtetuese që ndalojnë diskriminimin etnik, sidhe garantimin e pakicave që t’i mundësohet ushtrimi i funksioneve publike dhe përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe me shkrimit e saj – që është kusht formal njohja e saj për për t’u zgjedhur si gjykatës, por në popozimin e bërë nuk është theksuar se kandidatja e propozuar ka njohuri gjuhësore të gjuhës shqipe.

Për më tepër, Këshilli i Evropës me Rezoluten e Komitetit të ministrave CM/ResSMN (2015)8 mbi zbatimin e Konventës kuadër për mbrojtjen e pakicave kombëtare, ka marrë sygjerime që pikërisht në këtë segment ta rrisë numrin me kuadro shqiptare.

Duke konsideruar se rregullat nuk janë për t’u shkelur, kryetari i Këshillit Kombëtar Shukri Ymeri dhe deputeti popullorFatmir Hasani kanë kërkuar nga kryetarja e Parlamentit si organi më i lartë Republiakn të refuzoj këtë propozim dhe t’i hapë rrugë përzgjedhjes për gjykatës duke respketuar legjislacionin në fuqi me përbërjen etnike.  

Njëkohësisht janë njoftuar të gjitha përfaqësitë diplomatike të akredituara në Serbi.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *