Enver Mehmeti, Talat Arifit: Edhe “burrë” i “ndershëm”edhe në koalicion me SNS nuk shkon!!!

1875

Nëpërmjet një postimi në facebook, sekretari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enver Mehmeti, i’u është përgjigjur akuzave të ish partiakut të dikurshëm, Telat Arifit, për akuzat e falsifikimit të nënshkrimit.

Në vazhdim ju sjellim të plotë përgjigjen e sekretarit të KKSH-së, Enver Mehmetit, ndaj akuzave të Talat Arifit, drejtor i shkollës teknike “Presheva” në Preshevë.

Përgjigje Telat Arifit

Në bazë nenit 120 dhe 121 të Ligjit mbi Këshillat Kombëtare ligjshmërinë e akteve e vendimeve të këshillit e bënë Ministria kompetente.

Në bazë të Statutit të KKSH dhe Rregullores së punës, deri më sot jam sekretar i zgjedhur dhe legjitim i Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe se çdo nënshkrim i imi në aktet ku për shkak përditshmërisë dhe afateve ligjore deri më tani nga Ministria e pushtetit lokal është konsideruar ligjor. Do ta faktoj me fotot e më poshtme një nga rastet, ku në mungesë të zv.kryetarit, me arsye ministria ka pranuar si të ligjshëm nënshkrimin e sekretarit.
Çdo nënshkrim me emrin Enver Mehmeti dhe me dorën time është origjinal e s’mund të jetë ndryshe.

Në deklaratat e juaja lidhur me kërkesën e shkollës tregoni se ju keni telefonuar kryetarin e Këshillit, zëvendës kryetarin dhe kryetarin e Organit Ekzekutiv të KKSH, ku thirrjet telefonike të këtij lloji konsiderohen shantazhim dhe kërcnim, dihet të cilit regjim, cilave koha dhe metoda i takojnë.
Institucioni dërgon shkresa zyrtare, pret shkresa zyrtare me shkrim e jo me ka thënë filani e fisteku, këto janë joserioze.
Largimin e shqiptarëve nga puna dihet cili regjim e ka bërë dhe JU e keni bërë.
Grupit përçarës që ju i takoni, më kanë kontaktuar dy bashkëpuntorët më të afërt tuaj, duke më ofruar pozitë të cilën e dini mirë që e kam refuzuar.Pse më vlerësuat të me jepni pozitë?
Edhe “burrë” i “ndershëm”edhe në koalicion me SNS nuk shkon.!!!
Jam zgjedhur bartës i listës së PDSH në formën më demokratike deri më tani në Preshevë, pa e ditur që do të jem i kandiduar dhe pa i thënë asnjërit në kryesi propozom mua dhe pa e ditur që ka mbledhje atë natë.
Kjo dëshmon se Partia Demokratike Shqiptare me kryesin e re dhe që nga largimi i juaj me drejtorat e pangopur është vërtet demokratike. 
Andaj demokratizimin e vazhdueshëm, vullnetin dhe qëllimin për interesin kombëtar shqiptar nuk do ta ndalin asnjë nga metodat e juaja,e asgjë jashta vullnetit të qytetarëve të Luginës.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *