CeSID organizon tryezë në Bujanoc: “Po mungon interesimi i qytetarëve për zgjedhjet e KKSH-së”

1015

Qendra për zgjedhje të lira dhe demokraci -CeSID, në shtëpinë e kulturës në Bujanoc, sot ka zhvilluar një tryezë të rrumbullakët “Në fokus të zgjedhjeve për Këshillat kombëtare të pakicave kombëtare në Serbi”.

Rahim Salihu, përfaqësues i Komunës së Bujanocit, potencoi se mungon interesimi i qytetarëve për regjistrimin në listën e veçantë zgjedhore.

”Nga viti 2014, e deri më sot, kemi të regjistruar vetëm 300 persona në listën e posaçme zgjedhore, numër ky që tregon për mosinformimin, apo mosinteresimin e gjeneratave të reja për të marrë pjesë në zgjedhjet për këshillat nacionale” – deklaroi Salihu.

Nga ana tjetër, Valon Arifi, përfaqësues i shoqërisë civile, theksoi se, deri te mosinteresimi për zgjedhjet e KKSH-së, po rezulton se partitë politike, e kanë bastardhuar KKSH-në si institucion.

Ndërsa, Ragmi Mustafa përfaqësues i KKSH-së, deklaroi se, janë ligjet e miratuara të Serbisë, ato që po e diskreditojnë funksionimin normal të institucionit të KKSH-së.

Megjithate CeSID, ka pregaditur disa materiale propagandistike për qëllim të ngritjes së interesimit qytetar pēr zgjedhjet e 4 nëntorit./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *