Arrestohen sulmuesit e shqiptarëve në Novi Sad

880

Ministri i brendshëm serb Nebojsha Stefanoviq e minimizon sulmin duke thënë se “nuk është në baza të urrejtjes nacionale”.

Ai ka deklaruar se policia e Novi Sadit e ka zbardhur sulmin ndaj të rinjve shqiptarë të cilët janë rrahur brutalisht në rrugën Futushka në qendër të qytetit dhe se janë arrestuar katër persona në lidhje me këtë.

“Policia pas hetimit intensiv i ka identifikuar sulmuesit të cilët kanë rrahur dy të rinj dhe ka arrestuar katër persona të dyshuar për këtë vepër penale. Janë gjetur teshat të cilat i kanë pasur të veshur të dyshuarit të dielën në mëngjes gjatë sulmit, gjë që ishte me rëndësi për vazhdimin e hetimit”, ka pretenduar Stefanoviq.

Ai ka shtuar se, edhe pse hetimi i gjertanishëm, duke përfshirë edhe marrjen në pyetje të dyshuarve, por edhe një të dëmtuar, tregon se “ky incident nuk është i frymëzuar mbi baza nacionale”, mirëpo “policia do të hetojë çdo pretendim dhe do të vijë deri te e vërteta e plotë”.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *