Thaçi për vizitën te Liqeni i Ujmanit: Kur të jem i disponuar, shkoj

537

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se do ta vizitojë Liqenin e Ujmanit, kur do që ai të jetë i disponuar dhe ta shehë një gjë të tillë të nevojshme.

“Unë kam qenë në veri edhe më herët dhe t’iu them të drejtën kur të jem i disponuar shkoj, jo kur të vendosë por kur është në interes të vendit shkoj në çdo cep të territorit të Republikës së Kosovës”.

“Jam prej liderëve të vetëm që kam vizituar pikat doganore, kam vënë pikat kufitare me Serbinë me veprimin dhe angazhimin më 25 korrik 2011, kur nuk ka pasë fare pika doganore dhe as prezencë të institucioneve të Kosovës”.

“Tash kemi Policinë e Kosovës, kemi doganierët e Kosovës, kemi lëvizje të lirë prandaj do të jem kur unë e shoh të nevojshme, të arsyeshme dhe me interes”, ka thënë i pari i vendit në një konferencë për media, njofton Klan Kosova.

Ky deklarim i Thaçit vjen pas vizitës së homologut të tij serb, Aleksandër Vuçiq në Kosovë dhe veçanërisht në Liqenin e Ujmanit, vizitë që fillimisht nuk u lejua./KlanKosova/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *