Lutfi Haziri: Vjosa Osmani njeriu i duhur për ta përfaqësuar LDK-në në dialog (VIDEO)

715

Lutfi Haziri nuk e ka përjashtuar mundësinë që t’i bashkohet ekipit të Hashim Thaçit në dialog me Serbinë, mirëpo ai ka thënë se këtë nuk do ta bënte pa mbështetjen e LDK-së.

“Në asnjë mënyrë nuk do t’i bashkohem pa LDK-në. LDK-ja e ka qëndrimin e vet, unë e kam shprehur mendimin ndryshe në LDK, por i nënshtrohem shumicës politike”, tha Haziri për KALLXO.com.

I pyetur se a mund t’ia japë LDK-ja besimin që Haziri t’i përfaqësojë ata në dialog me Serbinë, Haziri tha se kjo çështje nuk është diskutuar në parti.

“As nuk e kam kërku e as nuk është diskutu kjo çështje, por nëse diskutohet kjo, atëherë LDK-ja ka shumë njerëz që mund ta përfaqësojnë”, tha Haziri.

Ai madje e pranon se LDK-në në këtë dialog mund ta përfaqësonte shumë mirë edhe deputetja Vjosa Osmani, me të cilën Haziri ka debatuar ashpër kohëve të fundit për shkak të qëndrimit të tij karshi dialogut me Serbinë.

“Vjosa Osmani mund ta përfaqësojë LDK-në pa dyshim, madje më mirë se shumë të tjerë”, tha Haziri.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *