Deri në dhjetor luginasit do ta gëzojnë shtetësinë e Kosovës

2991

Fikri Mehmeti, sekretar në Alternativë – Dega në Gjilan, thotë se Ligji për të huaj ka kaluar në dy lexime në Kuvendin e Kosovës dhe se në përmirësimet që i janë bërë është shtuar edhe neni i cili rregullon dhënien e statusit të shtetësisë në raste të jashtëzakonshme, e në bazë të këtij neni do të nxirret një udhëzim administrativ me kritere specifike, të cilat mund ti përmbushin qytetarët luginas që jetojnë në Kosovë që nga lufta e fundit në Kosovë dhe Luginë.

Sipas tij, ky ligj ka paraparë lehtësime në përgatitjen e dokumentacioneve të nevojshme. Për të aplikuar për lejeqëndrim më herët, para se të ndryshohet ligji, kanë qenë disa kategori në të cilat qytetarët kanë pasur mundësi të aplikojnë si p.sh, në kategorinë për të punuar, studiuar, shërbyer në ojq etj, dhe nëse kanë qenë dhjetë kritere në çdo kategori, 10 dokumentacione, kriteri i parë në të gjitha kategoritë ka qenë ‘’Posedimi i pasaportës nga vendi i origjinës’’ pra pasaportës serbe, gjë që këta qytetarë që jetojnë mbi 18 vite në Kosovë nuk kanë pasur mundësi të e sigurojnë, sepse ende janë të privuar nga kjo e drejtë në shtetin serb.

“Edhe pse kriteret tjera kemi pasur mundësi të i plotësojmë të gjitha, gjithmonë vetëm ky kriter ka qenë pengesë, dhe në MPB në Kosovë nuk kanë pranuar dokumentacion tjetër si zëvendësim i këtij kriteri, e me ligjin e ri, me lehtësimet e reja ky kriter do të zëvendësohet me dokumente tjera kredibile nga vendi i origjinës, të cilat do të përcaktohen nga ekipa e Divizionit për Shtetësi, Azil dhe Migracion, në bashkëpunim me qytetarët e Luginës që jetojnë në Kosovë, në kuadër të ligjit për Shtetësi, Azil dhe Migracion, ekip në të cilin bëjë pjesë edhe unë”, ka thënë Mehmeti.

Sipas tij, procesi i përgatitjes së udhëzimit administrativ ka filluar, dhe së shpejti do të takohen me qytetarë të Luginës që jetojnë në Gjilan, të cilët do të i paraqesin kërkesat e tyre në ekipin e MPB-së, të udhëhequr nga Drejtori Valon Krasniqi.

“Ata luginas të cilët ballafaqohen me këtë problem (nuk kanë shtetësi të Kosovës) mund të më kontaktojnë dhe do ti informoj lidhur me procesin. Një falënderim të veçantë i takon përfaqësuesit ligjor të Avokatit të Popullit në Gjilan z. Shemsedin Mustafa, për bashkëpunimin dhe gatishmërinë e tij që ky proces të shkoje deri në fund. Ashtu siç më kanë premtuar zyrtarë kompetent të MPB-së, iu premtoj luginasëve të mi se do të angazhohem në maksimum që ky proces të përmbyllet këtë vit”, thotë Fikri Mehmeti, sekretar në Alternativë – Dega në Gjilan.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *