Cristiano Ronaldo mund të dënohet me 3 ndeshje mos-lojë?!

762

33-vjeçari u ndëshkua mbrëmë me karton të kuq pas një episodi me mbrojtësin e Valencias, Murillo, në fitoren e Juventusit 0-2 në Mestalla në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Ronaldo pati disa shterje me lojtarin i cili u shtri në tokë, e aty Ronaldo tentoi që t’ia kapë flokët.

Sipas rregullores së UEFA-s, Ronaldo do të ndëshkohet automatikisht me një ndeshje mos-lojë pa të drejtë apelimi.

Mirëpo, në rast se komisioni disiplinor i UEFA-s i cilëson sjelljet e Ronaldos si jo-sportive, ish asi i Real Madridit mund të dënohet deri në 3 ndeshje mos-lojë.

Sido që të jetë, mediet italiane raportojnë se Juventusi do të apelojë kartonin e Ronaldos, pasi mendojnë se gjyqtari e ka ekzagjeruar. /Insporti.com/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *