“Alternativa” viziton Bujanocin; premton mbështetjen që çështja e Luginës të trajtohet si tërësi territoriale në bisedimet e Brukselit

843

Një delegacion i partisë “Alternativa”, nga Kosova, i udhëheqeur nga kryetarja Mimoza Kusari dhe nënkryetari Ilir Deda, gjatë së merkures kanë vizituar Bujanocin, me ç’rast janë takuar me kryetarin e komunës, Shaip Kamberin, nënkryetaren e PVD-së, Ardita Sinani dhe deputetin e vetëm shqiptar, Fatmir Hasanin.

Teme kyçe në takimin e zhvilluar në Bujanoc, pa dyshim ishte ngritja e çështjes së Luginës së Preshevës, në bisedimet në Bruksel.

“Alternativa”, premtoi mbështetje të parezervvë në Kuvendin e Kosovës, që çështja e Luginës së Preshevës, duhet të trajtohet si tërësi territorial dhe të ngritet si çështje e veçantë në bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Udhëheqësit e “Alternativës”, Mimoza Kusari dhe Ilir Deda, u takuan edhe me kryetarin e Asamblesë komunale në Bujanoc, Dr.Adnan Salihun./Lugina-Lajm/

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *