Valon Murati: Habitem se si trajtohet me indiferencë mundësia që Lugina të jetë pjesë e Kosovës

1036

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se ndanë shqetësimin me ata të cilët mendojnë se zhurma rreth korrigjimit të kufijve mund të çojë drejt krijimit të kushteve për pranimin e asociacionit apo edhe të një autonomie për veriun dhe serbët e Kosovës.

“Megjithatë çdo ditë e më shumë po vazhdoj të habitem se si ka njerëz në këtë shoqëri të cilët e trajtojnë me indiferencë totale mundësinë që Presheva, Bujanoci e Medvegja, me popullsinë e tyre shqiptare, kontribuuese të vazhdueshme në luftën për liri, të jenë pjesë e Kosovës”, ka thënë Murati përmes Facebook, përcjell Klan Kosova.

Kjo sipas tij duke mbrojtur idenë e integritetit territorial dhe mbetjes në Kosovë të pjesëve të tri komunave veriore ku serbët janë shumicë dhe kanë vazhdimësi territoriale me Serbinë, të cilat sipas Muratit janë jo vetëm jolojale, por edhe e bëjnë në vazhdimësi shtetin e Kosovës jofunksional./KlanKosova/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *