Shkëndija zbret në Norvegji, synon historinë në Europë

579

Dy vite radhazi Shkëndija e Tetovës i ka shkuar shumë pranë fazës së grupeve, por është eliminuar në fazën Play Off, fillimisht nga belgët e Gent dhe më pas nga Milani, vitin e kaluar.

Sonte në orën 20:45, kuqezinjtë do të luajnë ndeshjen e parë Play Off në “Lerkendal Stadion”, teksa këtë herë të tretë shorti u ka vënë përballë gjigantët norvegjezë të Rosenborgut.

Norvegjezët janë një emër i madh, por që vitet e fundit nuk kanë pasur shkëlqimin e dikurshëm dhe kjo është një arsye më shumë për kuqezinjtë e Tetovës, që të shpresojnë pjesëmarrjen në grupet e Europa Leagues, për herë të parë në histori.

Trajneri Qatip osmani nuk i ka fshehur ambiciet as në konferencën për shtyp, organizuar para ndeshjes me gazetarët vendas, teksa theksoi se Shkëndija ka shkuar në Norvegji për një rezultat pozitiv, pasi kërkon fazën e grupeve.

“Nesër (sot) dhe pas një jave Shkëndijën e presin dy ndeshje përballë një kundërshtari cilësor si Rosenborgu. Sigurisht që e kemi analizuar kundërshtarin dhe mund te them se bëhet fjalë për ekipin më të suksesshëm në Norvegji dhe ne kemi respekt të madh për të. Rosenborgu është skuadër me shumë eksperiencë, ky është realiteti, por Shkëndija do të bëjë çmos për të kaluar këtë pengesë, për të hyrë më pas në grupet e UEFA Europa League”, – deklaroi trajneri Qatip Osmani./Top Channel/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *