Messi: Krenar që jam kapiten i Barcelonës, do ta sjellim Ligën e Kampionëve

790

Lionel Messi ka mbajtur një fjalim për herë të parë si kapiten i Barcelonës, ku tha se do ta sjell Ligën e Kampionëve në Camp Nou.

Barcelona nuk e ka fituar trofeun më të çmuar që nga viti 2015, pasi rivalët e tyre, Real Madridi, e kanë fituar tri herë radhazi.

“Ne kemi një skuadër për të qenë të ngazëllyer këtë vit pasi transferimet që kemi bërë na bëjnë më mirë”.

“Edhe pse viti i kaluar ishte i mirë me Kupën e Mbretit dhe La Ligan, ne të gjithë u lënduam kur u eliminuam në Ligën e Kampionëve”.

“Ne premtojmë se do të bëjmë gjithçka të mundshme në mënyrë që trofeu i bukur të kthehet në këtë stadium”.

Ai foli po ashtu edhe për ndjenjën si kapiten i klubit. “Për mua është një burim i madh krenarie për të qenë kapiten”.

“Unë e di se çfarë duhet që të jesh kapiten i këtij klubi pasi unë kam pasur fatin që të kem shembuj të shkëlqyeshëm si [Carles] Puyol , Xavi dhe [Andres] Iniesta, i cili do të na mungojë këtë vit”, ka thënë Messi.

Argjentinasi këto fjalë i bëri në trofeun Gamber në ndeshjen që Barcelona e mposhti Boca Juniorsi me rezultat 3-0. /Telegrafi/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *