Ka filluar intervistimi i parë për punë në fabrikën e çorapeve “Medinvest” në Medvegjë

1409

Sot në shtëpinë e kulturës në Mevdegjë, ka filluar intervistimi pleniminar i të interesuarve për punë në fabrikën e çorapave  “Medinevst”.

Sipas invetsitorët, Muharrem Salihu, sot është bërë intervistimi në grup, me që, interesimi ka qenë shumë i madh, dhe për ketë arsye, intervistimi, nuk është zhvilluar në fabrikën e re të çorapeve, por në shtëpinë e kulturës në Medvegjë.

“Sot kemi intervistuar 80 nga 260 aplikuesit për punë në kompaninë tonë. Është dita e parë e intervistimin dhe interesimi për punë, për momentin është shumë i madh” – deklaroi Salihu.

Muharrem Salihu, investitor shqiptar nga Tupalla e Medevgjës, i cili jeton në Venedik të Italisë, shpjegoi edhe lehtësimet e të interesuarve për punë në fabrikën e re të çorapave në Medvegjë.

“Të interesuarit për punë në kompaninë tonë, nuk duhet të jenë të lajmëruar në Entin për Punësim, për arsye të menjanimit të barrierave birokratike” – tha Salihu.

Kjo fabrikë, e cila me shumë gjasë, do të filloi zyrtarisht me prodhim kah fundi i muajit gusht, ka sjell në Medvegjë, pesë instruktor italian të kësaj lëmie, të cilët, do të trajnojnë punëtorët e ardhshëm të “Medinvest” në Medvegjë.

“Nga Italia, kemi sjell 5 mjeshtër, të cilët do të trajnojnë punëtorët e parë të pranuar në Medinvest” – deklaroi Salihu.

Numri i përgjithshëm i të punësuarve në fabrikën “Medinvest” pritet të jetë deri 500 punëtorë, ndërsa intervistimet, do të zgjasin deri në përmbushjen e nevojave për punë. Pagat në ketë kompani, do të jenë mbi ato mesataret në Serbi, dhe do të sillen nga 400 deri në 2000 euro.

Sipas Muharrem Salihu, kompania e prodhimit të çorapave “imperatore giustiniano” është e vendosur në ish fabrikën e tepihave ”Nitex” në Medvegjë, dhe për synim, ka punësimin e shumë të rinjëve, dhe parandalimin e emigrimit të tyre, drejt shteteve të Europës perëndimore./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *