Vazjës shqiptare nga Tirana e martuar në Serbi, i shfaqen problemet e para (VIDEO)

1767

Vajzës nga Tirana e martuar në Serbi, Dhurata Mali, i shafqen problemet e para. Asaj nuk po i mundësohet hapja e xhirollogarisë në filialet e bankave në Bujanoc.

Gjatë një interviste të shkurtër për Lugina-Lajm, ajo ka shpjeguar natyrën e problemit, për të cilin i ka bërë apel edhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

“Kam dy vjet e gjysmë që jam martuar, dhe  kam bërë cilibrimin, dhe jam pagëzuar. Para 2 muajve kam filluar punën si rrobaqepëse në fabrikën ‘YUMCO’. Problemi është se, kur erdha në bankë me e hap xhirollogarinë për t’a marrë pagën mujore, bankat nuk po m’a mundësojnë një gjë të tillë, me që kam pasaportë shqiptare dhe jo serbe” – rrëfen znj.Mali.

“E kam vizën e Serbisë, jetojë në Komunën e Bujanocit, por me atë vizë, nuk mund të bëjë punë në banka” – shprehet vajza nga Tirana.

“I drejtohem Aleksandar Vuçiqit, t’i jape një rrugëzgjidhje. Kur u martova, më thanë për dy vjet do t’a marrë pasaportën serbe, e më pas duhet të pres për pesë vjet. Nuk e kam problem të pres edhe pesë vjet, vetëm dua të më bëjnë një zgjidhje të marrë pagën në banka” – tha Dhurata Mali.

Ajo, përkundër që ka punuar për më tepër se dy muaj, nuk ka marrë asnjë pagë, si pasojë e problemeve me xhirollogarinë rrjedhëse.

Dhurata Mali, është vajzë nga Tirana e martuar në fshatin Llopardince të Komunës së Bujanocit. Ajo, tashmë është e pagëzuar në Dunja Tasiq, dhe jeton me burrin e saj Bratsillav Tasiq dhe vjehrrën Javorka Tasiq.

Më poshtë ju sjellim intervistën e shkurtër të realizuar me Dunja Tasiq, ish Dhurata Mali./Lugina-Lajm/

Intervistë e shkurtër me Dhurata Malin, vajza shqiptare nga Tirana e martuar në Serbi.

Publicerat av Lugina-Lajm.com Onsdag 11 juli 2018




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *