Ushtarët serbë i ofrohen lapidarit të Komandat Lleshit në Tërnoc, kryetari Shaip Kamberi del në vendëngjarje për t’a parë situatën nga afër (FOTO)

3438

Një grup ushtarësh serbë, gjatë ditës së sotme i janë ofruar lapidarit të Komandant Lleshit në Tërnoc, gjë që ka ngritur edhe shqetësimin e qytetarëve lokal të Tënocit dhe të ish bashkëluftëtarëve të të ndjerit Ridvan Qazimit.

Por, me t’u raportuar se ushtarët serbë po e rrethojnë lapidarin e Komandant Lleshit, në vendëngjarje menjëherë ka dal i pari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, i cili ka vëzhguar situatën e krijuar afër varrezave të dëshmorëve të kombit në Tërnoc.

Megjithate, kryetari Kamberi është deklaruar nëpërmjet facebook-ut, se pas kontaktit me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, prezenca e ushtarëve serbë në Tërnoc, është rezultat i një ushtrimi ushtarak dhe jo e ndonjë objejtivi tjetër.

“Pas shqetësimeve të krijuara me prezencën e një grupi të ushtarëve të armatosur në Tërnoc, janë kontaktuar institucionet vendore dhe ndërkombëtare nga të cilat jemi informuar se prezenca e tyre ka të bëjë me një ushtrim ushtarak, të paralajmëruar gjatë ditës së djeshme, dhe jo me ndonjë agjendë tjetër.

Megjithatë, ne vazhdojmë të jemi në përcjellje të situatës” – ka shkruar Kamberi në facebook.

Sot gjatë ditës, mbi qiellin e Bujanocit kanë fluturuar aeroplanë dhe helikopterë luftarak serbë, gjithnjë sipas një trajnimi ushtarak që po bëhet në Bazën ushtarake “Cepotin” të Bujanocit./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *