Ugljanin në Bujanoc: “Shaip Kamberi n’a ndihmoi për Rezolutën mbi Srebrenicën; Kamberi: T’a intensifikojmë bashkëpunim Luginë-Sanxhank” (VIDEO)

1479

Kryetari i Këshillit Kombëtar boshnjak, Dr.Sulejman Ugljanin, gjatë vizitës së tij në Bujanoc, takoi edhe kryetarin e komunës, Shaip Kamberi.

Ugljanin me kryetarin Kamberi bashkëbisedoi për problemet dhe sfidat në realizimin e të drejtave të dy pakicave kombëtare në Serbi, si dy pakica me natyrshmërinë e problemeve gati të njejta. Gjithashtu, në takim u bisedua edhe për koordinimin e përbashkët të veprimeve të mëtutjeshme që të drejtat e shqiptarëve dhe boshnjakëve të avancohen përgjatë rrugës së Serbisë drejt Bashkimit Europian.

Pas takimit, në një prononcim për media, kryetari Shaip Kamberi, theksoi se duhet të intensifikohet edhe më tej bashkëpunimi në mes të shqiptarëve të Luginës dhe boshnjakëve të Sanxhakut.

“Kemi qenë grup i përbashkët paralemtar me të cilin kemi paraqit amandamente, por ky bashkëpunim do të shtrihet edhe në Komunën e Bujanocit, dhe fakti që, me problemet e njejta ballafaqohen edhe shqiptarët në Luginë edhe boshnjakët në Sanxhak, bashkëpunimi jonë do të jetë edhe më efektiv edhe më efikas, me qëllim që të drejtat tona të jenë të avancuara sipas standardeve ma të larta të Bashkimit Europian” – deklaroi pas takimit, Shaip Kamberi, kryetar i Komunës së Bujanocit.

Nërsa, kryetari i boshnjakëve të Sanxhakut, Dr. Sulejman Ugljanin pati lavdata për kreun e komunës së Bujanocit, përgjatë periudhës së kanë qenë në një grup të përbashkët parlamentar, duke e cilësuar si njohës të mirë të Konventave Ndërkombëtare.

“Kemi pas bashkëpunim të shkëlqyeshëm me zotri Kamberin, në grupin tonë parlamentar, i cili është njohës jashtëzakonishmt i mir i Konventës Ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, dhe i cili na ka ndihmuar për Rezolutën mbi Srebrenicën dhe iniciativave tjera, nga të cilat kemi pasur rezultate shumë të mira”- u deklaruar Ugljanin.

I kumtova edhe kryetarit Kamberi që Këshilli Kombëtar boshnjak, në plotëshmëri, përkrah Dekleratën Politike të Kuvendit Shqiptar të Luginës së Preshevës, ku paraqiten kërkësat e shqiptarëve për të drejta të barabarta me ato të serbëve të Kosovës” – përfundoi Ugljanin.

Pas takimi, Dr.Suljeman Ugljanin, u takua edhe me kryetarin e Asamblesë Komunale të Bujanocit, Dr.Adnan Salihu, të cilin e mbështeti rreth Dekleratës Politike të 14 korrikut./Lugina-Lajm/

 

 

 

 

 

Prononcim për media nga takimi në mes të kryetarit të KKB Sulejman Ugljanin dhe kryetarit të Bujanocit, Shaip Kamberi

Publicerat av Lugina-Lajm.com Torsdag 19 juli 2018




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *