Ugljanin e pranon edhe në Bujanoc : “Kosova është shtet i pavarur dhe sovran” (VIDEO)

911

Mediat serbe gjatë ditës së djeshme, kanë raportuar se si kryetari i Këshillit Nacional të pakicës boshnjake në Serbi, pranon Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

Gjatë paraqitjes për media, gazetari i portalit Lugina-Lajm, ka pyetur kryetarin Ugljanin: “se sa janë të vërteta shkrimet e fundit te mediave serbe, mbi ftesë e dërguar zotit Pacolli, për vizitë Novi Pazariot dhe për qasjen e tij mbi Kosovës?” , Ugljanin u përgjigj: “Kosova është shtet dhe ketë nuk mund t’a mohoj askush. Si ministër në Qeverinë e Serbisë, kam kërkuar që edhe ne boshnjakët të jemi pjesë e dialogut të Brukselit, me që, është një lagje e plot me boshnjakë në Mitrovicë, që është vrarë dhe masakruar në gjenocidin serb në Kosovë” – tha Ugljanin.

Ai më tej e pranoi se ka ftuar zëvendëskryeministrin e Kosovës, Behgjet Pacollin për vizitë zyrtare në Novi Pazar.

Më tej, ju ftojmë ta ndiqni videon e plotë të kryetarit të boshnjakëve të Sanxhakut mbi qasjen e tij rreth Kosovës:




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *