Thaçi: Millosheviqi nuk mori mësim nga Srebrenica, por e ripërsëriti edhe në Kosovë

560

Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi e ka përkujtuar masakrën më të madhe në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore, atë të Srebrenicës.

“Sot i bashkohemi qytetarëve të mbarë botës, të cilët po e kujtojnë masakrën më të madhe pas luftës së dytë botërore në Evropë, masakrën e Srebrenicës”, ka shkruar presidenti në Facebook.

“Fëmijë, gra e burra u vranë egërsisht, prandaj vetëm njohja e së kaluarës dhe dënimi i kryerësve të gjenocidit, do të shërojë plotësisht dhembjen e familjarëve të tyre”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë se kjo masakër nuk i dha mësim Millosheviqit, i cili më pas erdhi në Kosovë dhe bëri masakra tjera.

“Masakra e Srebrenicës, 23 vjet më parë, fatkeqësisht nuk e ndali regjimin e Millosheviqit të kryejë masakra të tjera në Kosovë, me përmasa të një gjenocidi të ri”, ka shkruar tutje ai.

“Republika e Kosovës asnjëherë nuk do të heqë dorë nga kërkimi i së vërtetës dhe dënimi i kryerësve të këtyre masakrave”, ka përfunduar ai./Insajderi.com/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *