Shefat Isufi për herë të dytë, do të mbrojë titullin e kampionit interkontinental WBO, kundërshtari i rradhës, Muhamed El Achi

1282

Boksieri i mirënjohur shqiptar, i kategorisë super të mesme në boksin profesionist, Shefat Isufi, aktualisht kampion interkontinenal në boks, më 21 korrik në Munich të Gjermanisë,  për herë të dytë do ta mbrojë titullin WBO interkontinental.

Kundërshtar i tij kësaj radhe do të jetë Muhamed El Achi nga Belgjika i cili jeton në Francë. Deri më tash, sfiduesi i Shefatit, Achi, ka zhvilluar 19 duele prej të cilave, 14 i ka fituar kurse vetëm një e ka humbur dhe, tri herë ka barazuar. Ndryshe nga ai, Shefat Isufi ka të zhvilluara gjithsejt 31 duele, nga të cilat, 26 i ka të fituara, tri të humbura dhe, vetëm dy duele kanë përfunduar me barazim. Në një prononcim për Lugina-Lajm, Shefat Isufi tha se është pregaditur mjaft mirë, për ketë duel, por gjithsesi mbetet të shihet.

“Po jam pregaditur shumë për ketë meç, si nga aspekti fizik ashtu edhe ai psiqik. Mirëpo, mbetet të shihet, se çfar do të sjell dueli i së shtunes, me që për kundërshtarin  nuk kam shumë njohuri por në bazë të arritjeve gjatë karrierës së tij kuptohet që është një boksier i kompletua” – tha boksieri tërnocas Shefat Isufi.

Ndryshe, boksieri Shefat Isufu, është nga Tërnoci i Bujanocit, i cili, tashmë ka filluar t’i prek majat e boskit profesionist europian./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *