Preshevë: Kryetarja Sinani priti në takim kryetarin e Këshillit Nacional boshnjak, Dr.Sulejman Ugljanin

484

Gjatë ditës së sotme, në ambientet e Partisë për Veprim Demokratik, kryetarja e degës së PVD – së në Preshevë, Ardita Sinani e shoqëruar edhe nga këshilltarët e PVD në Kuvendin komunal, priti kryetarin e Këshillit Nacional të pakicës Boshnjake, dr. Sulejman Uglanin me bashkëpunëtorët e tij.

Vizita e z. Uglanin kishte për qëllim mbështetjen për Deklaratën e Kuvendit të këshilltarëve Shqiptarë në Luginë të Preshevës.

Kryetarja Sinani u shpreh e gatshme për vazhdimin e bashkëpunimit të mëtejmë të Këshillave të pakicës Shqiptare me atë Boshnjake, duke pasur parasysh që Serbia në këtë periudhë është nën monitorimin e BE – së.

Edhe z. Uglanin ishte i mendimit që bashkërendimi i hapave dhe kërkesave duhet të jetë i vazhdueshëm duke pasur parasysh mosgadishmërinë e Serbisë për realizimin e të drejtave të pakicave./Lugina-Lajm/

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *