Përfundon asfaltimi i dy rrugicave në dy lagje të ndryshme të Tërnocit (FOTO)

112

Dy projekte infrastrukturore në dy lagje të ndryshme në Tërnoc, tanimë kanë përfunduar.

Bëhet fjalë për njërën nga rrugicat më të gjata të lagjes “Haxhi Musa”, asfaltimi i së cilës ka qenë kërkesë e kamotshme të banorëve së asaj lagjeje, dhe rrugica tjetër në lagjen “Shteke” të Tërnocit.

Këto projekte infrastrukturore, janë financuar nga buxheti komunal i Bujanocit, ndërsa punëkryes ka qenë kompania “Saba Bellça” nga Presheva./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *