KF “Tërnoci” nga 15 korriku hap mundësinë e regjistrimit të nxënësve të rinj

662

Klubi futbollistik “Tërnoci”, në kuadër të së cilës vepron edhe shkolla e fundit, gjatë ditës së djeshme, ka shpall mundësinë e regjistrimit të nxënësve të rinjë, të cilët kanë pasion dhe dashuri për futbollin.

“Nga data 15 korrik 2018 fillon regjistrimi i nxënësve të rinjë në shkollën e futbollit të Kf “Tërnocit” duke fillu nga mosha 6 vjeçare. Shkolla jonë ka dëshmu seriozitetin duke nxjerr lojtar të shumtë të cilët tanimë janë pjesë të ekipeve të ndryshme Europiane” – thuhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të KF “Tërnoci”.

Aktualisht, KF “tërnoci”, grumbon mbi 100 nxënësë futbolli, të ndarë në pesë kategori, që garojnë në ligat e ndryshme të jugut të Serbisë. Në sezonin e fundit, seniorët e KF “Tërnoci”,përkundër që arritën në barazh, ata nuk u plasuan në një lig më lartë, me që, ekipi serb nga Kosova “Lapla Selo”, doli të jetë më e mirë./Lugina-Lajm/

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *